Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj inspekton aktivitetet gjatë stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”

Mar 17, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot inspektoi nga afër ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë Stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Poligonin Stërvitor në Babaj Bokës.

Me këtë rast, përveç vizitës në vend-komandë, Ministri Mehaj i shoqëruar nga zv. Komandanti i Forcave Tokësore, Kolonel Hysen Dreshaj, vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të stërvitjes.

Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, Ministrin Mehaj e njoftoi Komandanti I Regjimentit, Nënkolonel Valdet Berisha.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj, në adresimin e tij para ushtarakëve të angazhuar, përgëzoi të gjithë duke vlerësuar angazhimin dhe konfirmimin e nivelit të lartë të disiplinës dhe profesionalizmit për arritjen e aftësive taktike operuese për realizimin e misionit dhe detyrave specifike të forcave tokësore.

Me këtë rast, ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi se “Phoenix Alfa” është dëshmia e radhës dhe konfirmim i fuqishëm se aftësitë dhe kapacitetet operacionale ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit janë në shkallën e zhvillimit dhe gatishmërisë në përputhje të plotë me qëllimin tonë strategjik”.

Stërvitja fushore “Phoenix Alfa” është në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM