Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbështetje nga ana e Policisë dhe Komunës në ngritjen e sigurisë në shkolla

Mar 18, 2022

Në zyrat e Komunës së Prishtinës u mbajt takim në mes të Policisë së Kosovës, Drejtorisë Rajonale të Prishtinës dhe Drejtorisë së Arsimit, përkatësisht të gjithë drejtorëve të shkollave të Prishtinës.

Në takim, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Fahredin Verbovci informoi drejtorët e shkollave rreth çështjes së sigurisë në shkolla dhe nevojën për bashkëpunim në këtë drejtim në mes të shkollave dhe policisë.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati theksoi se siguria në shkolla do të jetë prioritet dhe se së bashku me drejtorët, Komuna do të jetë bashkëpunuese në çdo kohë.

Drejtorët e shkollave identifikuan nevojën për mbështetje nga ana e Policisë dhe Komunës në ngritjen e sigurisë në shkolla.

Në fund, palët u dakorduan që të krijohet një task forcë, të cilët do të punojnë për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore, në mënyrë që raportimi i rasteve dhe reagimi ndaj tyre të jetë sa më efikas dhe uniform për të gjitha shkollat, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM