Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi

Mar 26, 2022

Në 23-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga kjo masakër. Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.

Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë, në Muzeun e martirëve të familjes Berisha.

Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM