Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Huitfeldt: Interesim për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve

Mar 28, 2022

Në fillim të vizitës zyrtare në Norvegji, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u bisedua për mundësitë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministri Kurti shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve.

U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM