Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane EMSC në postimin në Twitter sot rreth orës 10:03, është ndier një tërmet me 2.8 shkallë të Rihterit në fshatin Gjinoc të Suharekës, 11 kilometra larg Prizrenit.
Tërmeti është ndier edhe në fshatrat Shirokë, Tërrnje, Gjinoc, Studençan, Vraniq, Sopijë e Dubravë, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 2 km.