Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF: Të adresohet me urgjencë dhuna ndaj fëmijëve

Mar 29, 2022

Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mbajtën tryezën e diskutimit me temë: “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”. Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi mbi modelet e integrimit të politikave dhe shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Në këtë tryezë fjalë rasti mbajtën: Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Larissa Bruun, Zyra e UNICEF në Kosovë dhe Petrit Tahiri, Anëtar i Bordit të KOMF.

Përderisa, pjesë e panelit të diskutimit ishin: Eldin Gashi, nxënës, Ymret Rushiti, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Samir Shahini, kryetar i Kolegjiumit për Arsim – Asociacioni i Komunave, Blerim Shabani, kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale dhe Nilgyn Kosova, Policia e Kosovës.

Disa prej rekomandimeve kryesore që u adresuan nga pjesëmarrësit në këtë tryezë ishin rritja e raportimit të rasteve të dhunës, rritja e monitorimit dhe llogaridhënies të ofruesve të shërbimeve, ofrimi i shërbimeve të integruara në mes të sektorit të arsimit, shërbimeve socaile dhe shëndetësisë, rritja e numrit dhe kapaciteteve të psikologëve, pedagogëve dhe stafit mbështetës në shkolla, miratimi i Grantit të Vecantë për shërbime sociale dhe, aplikimi i programeve për prindërim të mirë, thuhet në komunikatën për media e KOMF.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM