Build Skills with our trainings

Sign up now!

ZRRE merr vendim për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e paneleve solare për konsumatorët vetë-prodhues

Mar 31, 2022

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur Seancën e tij të shtatë (VII) me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit të Raportit Vjetor për vitin 2021, Bordi i ZRRE-së në përputhje me kërkesat ligjore të nenit 10 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ka dërguar Raportin Vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Raporti paraqet një pasqyrë detale të aktiviteteve të zhvilluara dhe arritjeve kryesore të ZRRE-së dhe të sektorit të energjisë në vitin 2021.

Bordi gjithashtu ka shqyrtuar raportin  e Vlerësimit të Konkurrencës, me ç ‘rast bazuar në këtë vlerësim ka marrë vendim për Vendosjen e Detyrimit të Shërbimit Publik për Furnizuesin KESCO.

Bordi po ashtu ka shqyrtuar kërkesën e MCM COMMODITIES SH.P.K për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike, për çka ka vendosur që të aprovojë kërkesën për licencim, në afat prej 5 vitesh.

Sot, Bordi i ZRRE-së ka marrë vendim për dhënien e  nëntë (9) autorizimeve për ndërtimin e paneleve solare për konsumatorët vetë- prodhues me kapacitet total prej 300.15 KW.

Janë shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, thuhet në komunikatën për media e ZRRE-së.

 

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së  www.ero-ks.org.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM