Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjes së armatosur të një bankë komerciale në Prishtinë

Pri 1, 2022

Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale, me ç‘rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes.

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.

Në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor. Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë, thuhet në faqen zyrtare të Shoqata e Bankave të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM