Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh pranon një automjet mjekësor, donacion nga forcat italiane

Pri 1, 2022

Ministria e Shëndetësisë pranoi sot një automjet mjekësor, donacion nga forcat italiane që shërbejnë në kuadër të forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi falënderoi KFOR-in italian për angazhimin e tyre për ruajtjen e paqes në Kosovë, donacionin e dhënë sot si dhe kontributin e vazhduar për shëndetësinë e Kosovës.

“Është një ditë shumë e mirë për ne ngase miqtë tanë nga KFOR-i italian kanë vendosur të na dhurojnë një automjet mjekësor. Jam i nderuar të pranoj këtë donacion të nevojshëm që do ta modernizojë flotën e shërbimeve shëndetësore në Kosovë”, tha Latifi.

Ai falënderoi edhe zëvendës-ambasadorin e Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, po ashtu I pranishëm në këtë ceremoni, për bashkëpunimin për të shtyrë para programin e trajnimeve për profesionistët mjekësor të Kosovës në fushën e kirurgjisë dhe kardiokirurgjisë së fëmijëve.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Brig. Gjeneral Luigi Piperni tha se në fund të bashkëpunimit intensiv me institucionet e Kosovës, donacioni i sotëm është shenjë e një investimi të rëndësishëm në mbarë sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Ky mjet do ta bëjë edhe më efikas shërbimin aktual të urgjencës mjekësore duke përforcuar kapacitetet ekzistuese të Ministrisë së Shëndetësisë; do të rrisë aftësitë e reagimit ndaj emergjencave, si nga pikëpamja funksionale ashtu edhe nga ajo teknologjike, me qëllimin përfundimtar për të ofruar një përfitim të prekshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha gjenerali Piperni.

Ai, shprehu gjithashtu, mirënjohjen për MSU që kontribuuan në suksesin e projektit dhe organizimin e sotëm, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM