Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKK zgjedh bordin dhe kryetarin i ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar

Pri 5, 2022

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është mbajtur sot, e që është udhëhequr nga kryetari i deritashëm i AKK-së Imri Ahmeti, është zgjedhur Bordi dhe kryetari i ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në këtë takim, me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas Statutit të AKK-sê bazuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës është zgjedhur Agim Aliu – kryetar i Komunës së Ferizajit ndërsa nënkryetar u zgjodh Imri Ahmeti – kryetar i Komunës së Lipjanit.

Po ashtu anëtarë të Bordit u zgjodhën: Shaqir Totaj – kryetar i Komunës së Prizrenit, Bali Muharremaj – kryetar i Komunës së Suharekës, Xhafer Gashi – kryetar i Komunës së Obiliqit, Sokol Haliti – kryetar i Komunës së Vitisë dhe Dragan Petkovic – kryetar i Komunës së Parteshit.

Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022.

Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të AKK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM