Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Ziv: Konfirmohet gatishmëri e Kosovës dhe Izraelit për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin

Pri 5, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.

Duke e uruar për detyrën, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë për takimin. Ai e falënderoi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi Kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael. Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës.

Kryeministri Kurti theksoi se me stabilitetin institucional është e mundshme që të planifikojmë më mirë e për periudha më afatgjata.

Ai foli për angazhimin në një vit qeverisje për zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e drejtësisë. Kryeministri theksoi progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, rritjen e eksporteve prej 83,6% , rritjen e Investimeve të Huaja Direkte prej 22%  dhe rritjen e të hyrave tatimore prej 34%.

U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM