Build Skills with our trainings

Sign up now!

KPK: Blerim Isufaj propozohet Kryeprokuror i Shtetit

Pri 6, 2022

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 212-të me radhë.

Paraprakisht, një ndër pikat kryesore të rendit të ditës, ishte shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, të cilin anëtarët e KPK-së nuk e miratuan me rekomandimet e aprovuara pjesërisht nga ky Komision.

Rrjedhimisht, me mosmiratimin e të gjeturave të Komisionit për Rishqyrtim, KPK-ja, në zbatim të Rregullores nr.06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, kaloi në procesin e votimit të kandidatit më të vlerësuar për ta propozuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, me ç’rast, pas votimit të fshehtë, rezultoi që Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së.

Ky vendim i Këshillit Prokurorial për propozimin e Isufajt në këtë pozitë do t’i dërgohet për dekretim Presidentes së Kosovës dhe pas dekretimit do të marrë zyrtarisht detyrën e tij.

KPK-ja, vlerësoi gjatë takimit të sotëm se, tërë procesi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ka qenë objektiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci, thuhet në faqen zyrtare të KPK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM