Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Bonfield: Qeverisja e mirë e transparenca, komponentë themelor për mirëfunksionimin e ndërmarrjeve publike

Pri 7, 2022

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me kryeshefin ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë (IFSWF), Duncan Bonfield.

Qeverisja e mirë dhe transparenca janë komponentë themelore për mirëfunksionimin e ndërmarrjeve publike, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai e njoftoi Duncan për veprimet e qeverisë në reformimin dhe ringjalljen e ndërmarrjeve publike. Me të diskutuan për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, koncept dokumenti i të cilit tashmë është miratuar.

Më konkretisht, se si ky fond mund të mobilizojë resurset, orientojë investimet dhe përmirësojë qeverisjen korporative dhe se si IFSWF mund të na ndihmojë me dijen dhe përvojën e tyre në arritjen e këtyre synimeve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM