Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Mbahet forumi regjional “Lufta kundër Korrupsionit – Ballkani Perëndimor në Fokus”

Pri 7, 2022

Lufta kundër Korrupsionit, ishte tema e forumit të sotëm me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu, në fjalën e saj ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarje e cila do të thellojë më tej bashkëpunimin në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus të shtuar në luftën kundër korrupsionit.

Qeveria e Kosovës, tha ministrja Haxhiu, mbetet e angazhuar për të forcuar mekanizmat për parandalimin e korrupsionit në të gjitha fushat dhe njëherit duke marrë masa të reja për arritjen e rezultateve në luftimin e korrupsionit, realizimi i të cilave po bëhet me një angazhim të shtuar të institucioneve të vendit, e veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu, para të pranishmëve ka folur për angazhimet e shumëfishta të Ministrisë së Drejtësisë në reformën në drejtësi, përfshirë edhe masat për arritjen e rezultateve për luftimin e korrupsioni në vend.

Ndër të tjera, ministrja Haxhiu theksoi se Strategjia për Sundimin e Ligjit, Vetingu në Sistemin e Drejtësisë, pastaj Konfiskimi Civil dhe Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit janë disa nga zotimet e përmbushura dhe të cilat vazhdojnë të jetësohen tutje.

Nga prioritetet kryesore, ministrja Haxhiu ka përmendur Vetingun në sistemin e drejtësisë, me ç’rast i njoftoi të pranishmit se Koncept-dokumenti bashkë me amandamentet kushtetuese,  janë dërguar për opinion në Komisionin e Venecias.

“Përmes Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si Qeveri synojmë që të arrijmë të kemi një sistem të pa korruptuar, me integritet moral e profesional, të drejtë dhe të guximshëm e të pa kompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit” tha Haxhiu.

Në të njëjtën kohë, tha Haxhiu, ministria e Drejtësisë ka përgatitur Projektligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, nismë kjo e cila do të kontribuoj luftës së përbashkët kundër-korrupsion. Haxhiu gjatë fjalimit të saj ka përmendur edhe Rregulloren për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit të  miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe ka theksuar rëndësinë e miratimit të Projektligjit për Sanksionet e Shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, i njohur ndryshe edhe si Magnitsky Act.

“Ministria e Drejtësisë është afër finalizimit të këtij Projektligji, dhe si ë tillë është e para në rajon e cila miraton këtë akt – nismë kjo me efekte globale anti-korrupsion. Ky akt ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se, lufta e pa kompromis kundër korrupsion, me përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës për të bërë reformat në drejtësi dhe zhvillim ekonomik, ka bërë që Kosova të ketë progres në indekset ndërkombëtare anti-korrupsion dhe atë të sundimit të ligjit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, tha ministrja Haxhiu,  mbetet e përkushtuar në luftën kundër-korrupsion dhe në përmbushjen e zotimeve të tilla që rrjedhin nga Samiti për Demokraci dhe Procesi i Berlinit.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka vlerësuar rolin e këtij forumi në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave me qëllim të adresimit sa më të mirë të problemeve të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit, e cila, tha ajo, do t’i kontribuojë efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë dhe do të reflektonte në një jetë më të mirë për qytetaret tanë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM