Build Skills with our trainings

Sign up now!

ARRU: Keqpërdoruesit dhe kyçjet e pa autorizuara në rrjetin e ujit të pijshëm do të ndiqen penalisht

Pri 13, 2022

Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit ka realizuar një seri takimesh pune me të gjithë ofruesit  e shërbimeve të ujit në Kosovë. Një nga çështjet kyçe që është ngritur në të gjitha këto takime ka qenë ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër keqpërdoruesve të ujit dhe kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit. Si rezultat i keqpërdorimeve të ujit dhe kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik, humbjet e ujit janë shumë të larta, që në nivel vendi në vitin 2021 janë llogaritur të jenë 55%.

ARRU ka kërkuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve të ujit që të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin dhe përdorimin e të gjithë mekanizmave ligjor kundër të gjithë atyre që e shfrytëzojnë ujin nga rrjeti publik pa lejen e ofruesit të shërbimeve të ujit. Shfrytëzimi i ujit në mënyrë të pa autorizuar paraqet vepër penale dhe si veprim është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës. 

Keqpërdorimi i ujit do të paraqet vështirësi të theksuara për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në veçanti gjatë sezonit të verës.

ARRU po ashtu ka inkurajuar ofruesit e shërbimeve të ujit që të rrisin përpjekjet për të nënshkruar kontratat e shërbimit (për ujë dhe ujëra të ndotur) me të gjithë konsumatorët, si mekanizëm për të zvogëluar keqpërdorimet e ujit dhe rastet e kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik, thuhet ë komunikatën për media e ARRU-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM