Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAPL: Ministri izraelit, Frej ndihmon shoqatën Handikos me 93 karroca

Pri 13, 2022

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej së bashku me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’ me ç’rast Frej ka ndihmuar shoqatën Handikos me 93 karroca.

Ministri Krasniqi nënvizoi se ky donacion është mëse i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndjehet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi që të ndihmon shoqatën Handikos me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.

Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar.

Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM