Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet deklarata e përbashkët për themelimin e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore

Pri 13, 2022

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, u mbajt takimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Përfaqësues të grupeve parlamentare nënshkruan deklaratën e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe u dakorduan po ashtu për formulën e komponimit të komisionit.

Në frymë konsensuale, përfaqësuesit politikë shprehën vullnetin për ndërmarrjen e reformave të nevojshme, të cilat garantojnë implementimin e praktikave më të mira demokratike zgjedhore.

U përmend gjithashtu që krahas këtij komisioni të themelohet edhe Grupi Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile që janë marrë me reformën zgjedhore, si dhe të BE-së e OSBE-së., thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM