Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj dhe Petrovska, nënshkruan memorandum bashkëpunimI në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë

Pri 14, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim zyrtar, homologen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Përveç takimit kokë më kokë dhe në nivel të delegacioneve, në këtë takim u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit, lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se me këtë Memorandum synohet të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona.

“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, theksoi ministri Mehaj me këtë rast.

Nga ana e saj, ministrja Petrovska, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetjen në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM