Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot ka vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej, Izvor e Trebickë, vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, ku nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se përkundër pesë sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.
Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur.
Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda.
Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.
Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë.






