Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë

Pri 19, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në 23 vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit, përkujtoi martirët, duke vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati.

Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Konjufca u shpreh se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Megjithatë, sipas kryetarit Konjufca sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, tha kryetari Konjufca.

Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari Konjufca gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës. Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri, thuhet në komunikatën pëfr media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM