Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bajrami: Pushteti ka zgjedhur që krizat e thella t’i trajtojë me lëmoshë dhe atë vetëm për një muaj

Pri 20, 2022

Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media rreth inflacionit enorm prej 10% dhe bllokimit të investimeve kapitale.

Bajrami ka thënë se LDK, përveç se ka shprehur shqetësimin e vet, disa herë me radhë ka dhënë edhe propozime konkrete për tejkalimin e krizës e cila tashmë ka kaluar në papërballueshmëri për qytetarët.

Në këtë kohë krize, heqja e TVSH-së për produktet bazike si dhe heqja e akcizës për produktet e energjisë për një periudhë të caktuar kohore, politika tatimore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, do të ishin politika të duhura për menaxhimin sa më të lehtë të kësaj situate të rëndë.

Ndërkaq, pushteti ka zgjedhur që krizat e thella t’i trajtojë me lëmoshë, dhe atë vetëm për një muaj. Përveç rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazike, sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, vendi ynë në muajin mars ka arritur normën rekord të inflacionit prej 10%.

Situata rëndohet edhe më tej, pasi që pushteti akoma nuk i ka funksionalizuar institucionet e pavarura, si: Organi Shqyrtues i Prokurimit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Komisioni i Ndihmës Shtetërore, me ç’rast ka bllokuar investimet kapitale në nivelin lokal dhe atë qendror, në kohën kur ato janë më së shumti të domosdoshme, thuhet në postimin në Facebook të LDK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM