Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në Skenderaj kanë realizuar një bastisje.
Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në hapësirat e një objekti në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj. Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar hetuesit policor kanë identifikuar një person të dyshuar.
Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.