Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka bërë xhiro bashkë me Marakli t’Biciklave në rrugët e kryqytetit.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se janë duke punuar për lirimin e trafikut në kryeqytet, andaj ka inkurajuar qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve.
‘Merre e dil!’
E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës.
Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve.
Prishtina po frymon!