Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar pë posedim të mallrave të kontrabanduara.
Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me kete rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).
Vlera ketij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.
Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.