Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright kanë takuar Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
Osmani dhe Kurti kanë falënderuar sekretarin Blinken për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Presidentes.
Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.
E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish.
Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të.