Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat”.
Prokuroria njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi, thuhet në faqen zyrtare të Prokuroria Themelore, Prizren.