Pas funeralit të ish sekretares së Shtetit, Madeleine Albright ku morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka shkruar në Twitter se është i nderuar me prezencën e krerëve të shtetit të Kosovës.
“I nderuar me prezencën e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në praninë e funeralit të djeshëm të Madeleine Albright.
Ata nderuan Albright dhe kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.