Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu e ka uruar Dritan Abazovicin për zgjedhjen e tij kryeministër i Malit të Zi.
Osmani ka thënë se është e sigurt se nën udhëheqjen e tij, Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugëtimin e vet drejt BE-së, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.
Urime Dritan Abazoviq për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Malit të Zi.
Jam e sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugëtimin e vet drejt BE-së.
Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin dhe punën tonë të përbashkët për një Ballkan perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt.