Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet në treg.
Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/
Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, thuhet në postimin në Facebook të MINT-it.