Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se të sëmurët nga COVID-19 mund të përballen me gjendjen post-COVID apo me COVID-19 të zgjatur, duke përjetuar probleme të ndryshme shëndetësore për muaj të tërë.
Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është vaksinimi i plotë kundër COVID-19 dhe marrja e dozës së tretë/përforcuese.
Vaksinohu edhe Ti!, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.