Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar 32 vjetorin e faljeve të gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë tubim morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, ku u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Sot bëhen 32 vjet nga tubimi historik për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Në këtë tubim madhështor morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksionin për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave i drejtuar nga rinia studentore, intelektualët dhe prijës fetar shqiptar të Kosovës, më në krye të Madhin profesor Anton Çetta, tregoi fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, karshi dhunës, presionit dhe politikës anti shqiptare të shtetit serb.
Do të kujtojmë gjithmonë Verrat e Llukës bashkë me thënien epike të Profesor Anton Çettës se: “Kombi shqiptar kurrë nuk ka qenë më unik. Pas këtij pajtiimi e bashkimi, nuk ka fuqi që mund ta gjunjëzojë këtë popull”.