Kryeministri Albin Kurti ka uruar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë, pas një një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sacrifice.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë, vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë, sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.
Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit.
Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë. Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.
Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami.