Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna: Ftohen ekspertët e jashtëm të marrin pjesë në emërimin e drejtorëve e zv/drejt. në institucionet arsimore

Maj 4, 2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë sot ka bërë thirrjen publike për ekspertë të jashtëm për të marrë pjesë në procedurat e rekrutimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve në institucionet arsimore në Prishtinë. Njëherësh, kjo është praktikë që po bëhet për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës. Duke e bërë këtë, ne jemi duke vendosur një standard të ri në udhëheqjen e arsimit në Prishtinë.

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati konsideron se menaxhimi i shkollave është jetik për funksionim të mirëfilltë të arsimit. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave dhe çerdheve. Prandaj, është me rëndësi tejet të madhe që procesin e emërimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave ta bëjmë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

Konkretisht, Ambasada Britanike përmes Projektit të Rekrutimit për emërime të zyrtarëve të lartë, do të mbështes komisionin rekrutues që do të bëjë përzgjedhjen e drejtorëve, duke ofruar trajnime profesionale se si duhet të zhvillohen proceset rekrutuese bazuar në meritë.

Në thirrjen publike të shpallur sot, ftohen të gjithë ekspertët e arsimit dhe anëtarët e Këshillit të Prindërve që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë për anëtarë të komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve.

Njëkohësisht, përmes jetësimit të këtyre standardeve ne po realizojmë edhe premtimet tona se transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë parimet tona të qeverisjes, që në qendër ka mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

https://prishtinaonline.com/lajmet/3562/thirrje-publike-ekspert-i-pavarur-i-arsimit-apo-perfaqesues-i-keshillit-te-prinderve-ne-komisionin-perzgjedhes-per-rekrutimin-e-drejtoreve-dhe-zvdrejtoreve-te-ieaa-ve

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM