Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në përputhje me planin e Qeverisë së Kosovës

Maj 4, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, lidhur me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se gjatë këtyre 5 muajve, prej raportimit të tij të fundit, aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në përputhje me Planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, objektivave dhe planit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022.

Ministri Mehaj ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Salvador Elmazi, Gjeneral major, Gëzim Hazrolli, Gjeneral brigade, Nazmi Brahimaj dhe Drejtori i Departamenti Ligjor, Avdylkadër Muçaj, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Në vijim paraqesim linkun e faqes zyrtare të MM-së në të cilin gjeni raportin e ministrit Mehaj me të arriturat dhe sukseset kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

https://mod.rks-gov.net/ministri-mehaj-raporton-ne-komisionin-parlamentar-per-siguri-dhe-mbrojtje/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM