Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar automjetin me 240 km/h, gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.