Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbështetje e shtetit zviceran për anëtarësimin e Kosovës në EFTA dhe në Këshillin e Evropës

Maj 6, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, që përbëhej nga deputetët nacional, Fabian Molina dhe Mustafa Atici, deputeti komunal Reis Luzhnica, anëtari i Kryesisë së SP-së Arbër Bullakaj, sindikalistët Osman Osmani dhe Florim Kadriu, sekretarja e grupit të SP-së për çështje të emigracionit, Lara Can, si dhe Urim Deva, delegat i këtij grupi.

Me këtë rast, Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet dypalëshe dhe falënderoi shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, që nga koha e paraluftës dhe në vazhdimësi.

Ai shprehu gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në rrafshin politik dhe ekonomik, duke theksuar se Republika e Kosovës e konsideron Zvicrën vend mik dhe partner të rëndësishëm në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Konjufca po ashtu përmendi Grupin e Miqësisë në kuadër të Kuvendit, rolin e mërgatës dhe kontributin e socialdemokratëve zviceran në forcimin e raporteve mes shteteve tona.

Derisa socialdemokratët dhe deputetët zviceranë, pjesëmarrës në takim, ofruan mbështetjen e shtetit të tyre për anëtarësimin e Kosovës në EFTA dhe në Këshillin e Evropës.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe rreth agresionit rus në Ukrainë dhe u çmua rreshtimi i Kosovës përkrah demokracive evropiane e botërore në dënimin dhe sanksionimin e Rusisë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM