Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh shqyrton ecurinë e programit legjislativ për 2022

Kor 1, 2022

Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi po kryeson një punëtori me kryesuesit dhe personat përgjegjës të grupeve punuese për ligjet dhe udhëzimet administrative në kuadër të planit legjislativ të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, që po mbahet në Brezovicë.

Ministri Latifi tha se angazhimi maksimal për hartimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative është pjesë e detyrimeve që i ka Ministria e Shëndetësisë.

“Duhet të jemi më të shpejtë në kohë dhe më të mirë në përmbajtje të këtyre dokumenteve që kanë rëndësi  dhe të cilat duhet të japin zgjidhje afatgjate për sektorin e shëndetësisë dhe qëndrueshmërinë e tij”, theksoi Latifi.

Ai i vlerësoi si shumë të rëndësishme projektligjet në procedura të plotësim-ndryshimit dhe hartimit siç është Ligji për Shëndetësi, Ligji për Sigurime Shëndetësore; Ligji për rregullimin e çmimit të barnave dhe ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, duke kërkuar nga përgjegjësit që ta rrisin dinamikën e punës.

Personat përgjegjës për hartimin e ligjeve dhe udhëazimeve administrative kanë prezantuar ecurinë dhe statusin aktual të dokumenteve, mundësitë që krijojnë ato, por edhe sfidat e këtij procesi.

Programi legjislativ i MSh-së për vitin 2022 përmban plotësim ndryshimin dhe hartimin e gjashtë projektligjeve dhe 18 udhëzimeve administrative, disa prej të cilave tashmë janë në fazën e konsultimeve publike.

Punëtoria është mbështetur nga Projekti i Shëndetësisë për Kosovën i Qeverisë së Luksemburgut LUX-DEV KSV/017, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM