Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Hakverdi: mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian

Qer 30, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Social Demokrate (SPD), Metin Hakverdi.

Gjatë takimit, u bisedua për situatën aktuale politike dhe atë ekonomike si në vend ashtu edhe më gjerë. Kryeministri Kurti e njoftoi deputetin Hakverdi me masat e ndërmarra në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si përgjigje ndaj inflacionit të importuar dhe në ndihmë të qytetarëve, duke veçuar vendimin e fundit për vendosjen e tavanit të çmimit të naftës.

Kryeministri Kurti dhe deputeti Hakverdi folën gjithashtu për vizitën e Kancelarit Scholz në Kosovë dhe takimin dypalësh në Zyrën e Kryeministrit, si dhe për perspektivën e Ballkanit Perëndimor për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian brenda këtij viti.

Deputeti Hakverdi, anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2013, e falënderoi për mirëpritjen edhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për arritjet në fushën e ekonomisë. Ai shprehu mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet socialdemokratëve., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM