Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kor 2, 2022

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt mbledhja e pestë e Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua dhe u diskutuan rezultatet e hulumtimit shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit për këtë kompleks, përgatitur nga komisioni i ekspertëve të formuar në fillim të këtij viti. Ky hulumtim paraqet hapin e parë drejt fazës së ardhshme e që është shpallja e konkursit për hartimin e Master Planit për këtë Kompleks.

“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa për t’u siguruar që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në Kompleks dhe përmes vlerësimeve profesionale dhe ndërhyrjeve emergjente të realizuara, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar”, u shpreh Kurti.

Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari, tha kryeministri Kurti.

“Ky rrëfim duhet të bëhet i ditur për të gjithë, për të rinjtë edhe të rejat, për ata që do vijnë pas nesh dhe për çdo të huaj që e viziton vendin tonë. Duhet të tejkalojmë edhe barrierat kohore, dhe kujtimin për veprën heroike të Familjes Jashari ta shndërrojmë në përjetësi, sepse është një ngjarje unike me efekte të cilat do të shtrihet edhe kur ne nuk do të jemi më”, u shpreh më tej kryeministri Kurti.

Ai shtoi se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një nga proceset më delikate të Republikës së Kosovës, dhe për atë jemi siguruar të punojmë me një ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me qasje profesionale e multi-diciplinare, nga historia, monumentaliteti, peizazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe kujtesa kolektive, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Me kënaqësi të veçantë e bëj hapjen e mbledhjes së pestë të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

 

Për më shumë se gjashtë muaj, brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës, e në veçanti ligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt zotimit tonë për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.

 

Përmes këtij komiteti ndër-ministror, këtë e bëjmë me përkushtim për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në veçanti si për asgjë tjetër.

 

Nga viti i kaluar kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm të cilët sigurojnë mbrojtjen e vlerave që i përfaqëson ky vend.

 

Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu si e meriton, me dinjitet dhe me krenari. Ky rrëfim duhet të bëhet i ditur për të gjithë, për të rinjtë edhe të rejat, për ata që do të vijnë pas nesh dhe për çdo të huaj që e viziton vendin tonë. Duhet të tejkalojmë edhe barrierat kohore dhe kujtimin për veprën heroike të Familjes Jashari ta shndërrojë në përjetësi, sepse është një ngjarje unike me efekte të cilat do të shtrihet edhe kur ne nuk do të jemi më.

 

Ky është ndër proceset më delikate të Republikës sonë, prandaj jemi siguruar që të punojmë me një ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me qasje profesionale e multi-diciplinare, nga historia, monumentaliteti, peizazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe kujtesa kolektive.

 

Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa për t’u siguruar që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në Kompleks. Përmes vlerësimeve profesionale dhe ndërhyrjeve emergjente të realizuara, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar.

 

Nga themelimi i Komisionit të Ekspertëve, siç e kërkon ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në fillim të këtij viti fokusi është përqendruar në Hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial. Për këtë, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, të emëruar nga Komisioni e të rekrutuar në bazë të legjislacionit në fuqi nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale e Republikës së Kosovës, me përkushtim, kanë punuar në përgatitjen e konceptit, vizionit dhe bazave të Master Planit të Kompleksit memorial.

 

Sot, së bashku me ne janë anëtarët e Komisionit të Ekspertëve, të cilët do të prezantojnë para nesh, rezultatet e hulumtimit shumë-sektorial dhe vizionin për Master Planin e kompleksit, vizion ky i cili do të jetësohet përmes zbatimit të këtij plani.

 

Dhe ky prezantim sot, është vetëm hapi i parë i fazës që na pret në vijim, e ajo është shpallja e konkursit për hartim të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Projekt ky, i cili do të jetësojë vizionin e përbashkët drejt përfaqësimit dhe prezantimit të historisë heroike, të sakrificave dhe kontributin jetësor të Familjes Jashari për çlirimin dhe pavarësinë e vendit tonë.

 

Duke ju falënderuar të gjithëve për punën dhe përkushtimin e deri tanishëm, ju ftoj që të vazhdojmë me pikat e tjera të radhës të rendit të ditës për sot.  ​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM