Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti, Tuppurainen, Byrne pajtohen për angazhimin e përbashkët për paqe, siguri në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë

Kor 4, 2022

Marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës, Finlandës dhe Irlandës, vlerat e përbashkëta si dhe rëndësia e unitetit dhe solidaritetit mes shteteve në Evropë, u theksuan në takimin e sotëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. 

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne duke falënderuar për pritjen e shkëlqyer, ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE. Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. 

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne vlerësuan solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah shteteve demokratike, në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Kryeministri theksoi se është e vërtetë se aksioni blitzkrieg i Rusisë në Ukrainë dështoi, por ende s’kanë pushuar qëllimet e Rusisë e cila tash synon që të prishë unitetin mes demokracive duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimit, prandaj është tejet i rëndësishëm edhe solidariteti i Evropës në furnizimin me ushqim, në mënyrë që të dështojnë përpjekjet e Rusisë.  

U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit ndërmjet tre vendeve në avancimin e të drejtave të njeriut, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe teknologji të informacionit. U vlerësua kontributi i dhënë për paqe dhe siguri në Kosovë, nëpërmjet pranisë së trupave finlandeze dhe irlandeze në kuadër të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR). 

Po ashtu, u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin rajonal pas invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës ruse në Ukrainë. U bisedua për ngjashmërinë e konteksteve ndërmjet Finlandës që është në kufi me Rusinë dhe Kosovës që është në kufi me Serbinë dhe nevojës për shkëmbim të njohurive dhe bashkëpunimit. Kryeministri theksoi rrezikun e vendosjes nga Serbia të 48 bazave ushtarake përgjatë zonës kufitare me Kosovën dhe lidhjet e afërta të fqinjit verior të Republikës së Kosovës me Federatën Ruse, por edhe deklaratat konflikt-nxitëse që vijnë nga Serbia. 

Kryeministri Kurti, Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne u pajtuan për të rritur angazhimin e përbashkët për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM