Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ia dorëzon Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Scharping

Qer 15, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, me motivacionin për kontribut për lirinë e Kosovës ia ka dorëzuar Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. Kjo Medalje i është akorduar Scharping në vitin 2004 nga ana e Presidentit Ibrahim Rugova, porse nuk i është dorëzuar asnjëherë.

Gjatë luftës në Kosovë, më 1999, Scharping kishte përkrahur intervenimin e NATO-s, teksa në ditarin e tij “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”, ka paraqitur zhvillimet politike të këtij misioni.

Presidentja Osmani ka theksuar se dekorimi i ish-ministrit gjerman përkon me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, për të cilën ai ishte meritor.

“Siç thoshte presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq. Kjo dekoratë dëshmon se Kosova di t`i nderojë miqtë, ata që në orët e errëta të historisë i dolën në krah. Z. Scharping është njëri nga meritorët për lirinë që e gëzojmë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj angazhimit të tij për lirinë tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Kurse Scharping ka falënderuar presidenten Osmani për dekorimin, duke theksuar se është i nderuar që kontributi i tij vlerësohet nga institucionet dhe populli i Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM