Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë u zhvillua pranë Senatit Italian takimi mes sekretares e Komisionit për Bilancin, Donatella Conzatti, zëvenëspresidentes së Komisionit të Jashtëm, Laura Gravini dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali Lendita Haxhitasim.
Përgjatë këtij takimi u diskutuan tema me interes të ndërsjellët për të cilat parlamenti Italian mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm në mbështetje të çështjeve si kandidimi i Republikës së Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, liberalizimi i vizave si dhe konsolidimi i kontekstit socio-ekonomik më fokus përthithjen e investimeve.
Ministri Krasniqi theksoi gadishmërinë për të mbështetur shoqëritë italiane të cilat planifikojnë të investojnë në tregun e Kosovës i cili ofron fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.
Në anën tjetër Conzatti, theksoi se Italia e mbështet rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së, ashtu si dhe drejt Këshillit të Evropës, pasi Kosova po dëshmon se është në rrugën e duhur drejt reformave, zhvillimit dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Kjo duhet të jetë një arsye e mirë për të shtyrë institucionet politike, ekonomike dhe kulturore për të krijuar mundësi të reja për të shkëmbyer përvojat në mes të dy vendeve të cilat jetojnë në simbiozë perfekte, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.




