Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEDS bën mirëmbajte të rrjetit gjatë kësaj vere

Kor 13, 2022

KEDS po bën mirëmbajte intensive të rrjetit gjatë kësaj vere. Çmimet vazhdojnë të jenë në nivel rekord, përderisa edhe kërkesat janë në rritje.

Pasi që pritet një dimër i vështirë sa i përket gjendjes energjetike, për ta zbutur këtë situatë duhet të ndërmerren masa preventive, ashtu siç po bëjnë thuajse të gjitha vendet e botës. Përmes realizimit të planit parashihet që të ulet numri i ndërprerjeve në rrjet nga faktorët atmosferik apo mbingarkesat eventuale. Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të rrjetit distributiv për dimër, edhe KEDS ka përgatitur një plan intensiv të mirëmbajtjes së linjave të tensionit të mesëm, që ka filluar gjatë këtyre ditëve.

Punëtorët e KEDS janë duke e bërë pastrimin e traseve në tërë territorin e vendit, pastaj ndërrimin e aseteve të dëmtuara dhe përforcimin e rrjetit aty ku paraqitet e nevojshme.

Gjatë kohës kur intervenohet nëpër dalje, ndërprerjet mund të jenë disa orëshe, pasi duhet të revizionohet komplet traseja e linjës përkatëse, dhe kjo merr kohë. Pasi që është e pamundur që të punohet nën tension për shkak të rrezikut, atëherë ndërprerjet e planifikuara janë të domosdoshme.

KEDS i njofton paraprakisht të gjithë konsumatorët përmes mediave dhe formave tjera të informimit, ndërsa konsumatorët e ndjeshëm edhe drejtpërdrejt. Në bazë të planeve që i kemi bërë edhe po procedojmë me to, për një linjë të caktuar nuk do të ketë shumë ndërprerje. Por, kjo varet edhe nga gjendja e linjës. Objektiv yni është që mirëmbajtja të jetë e standardeve më të larta dhe pos faktorëve atmosferik, daljet t’i përballojnë edhe mbingarkesat eventuale sa më shumë të jetë e mundur. Prandaj, nëse një dalje është në gjendje më të rënduar, atëherë mirëmbajta e plotë merr më tepër kohë.

Kjo mirëmbajtje po bëhet pikërisht gjatë verës, kur kërkesa është më e ulëta, në mënyrë që të ketë ndikim sa më të vogël në përditshmërinë e konsumatorëve dhe benefitet e saj të jenë maksimale pikërisht në kohën kur ju nevojitet më së tepërmi atyre, pra, gjatë dimrit.

KEDS vazhdon të jetë kompani e përkushtuar që të japë maksimumin në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për të gjithë konsumatorët kosovarë dhe të ndërtojë partneritet me ta. Së bashku mund t’ia dalim për të tejkaluar më së lehti secilën sfidë, thuhet në faqen zyrtare të KEDS-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM