Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Miratohet në lexim të dytë Projekt-kodi i Procedurës Penale

Kor 14, 2022

Projekt-kodi i Procedurës Penale si njëri prej akteve tejet të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, sot ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Projekt-kodi i Procedurës Penale, është produkt i një procesi të gjatë diskutimesh, duke marrë në konsideratë praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Në Projekt-kodin e Procedurës Penale përveç amendamenteve të shumta teknike, të cilat do ta bëjnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës më efikase dhe efektive, nga propozimet për ta ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duhet të vihet në pah se përpos gjykimit në mungesë i cili është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, është adresuar dhe çështja e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe dhunës në familje.

Po ashtu janë përfshirë dispozita që ndërlidhen me çështjen e mungesës së kontrollit të vendimit të prokurorisë për hedhjen poshtë të kallëzimit penal përkatësisht mbylljes së hetimeve, tashmë këto vendime do të mund të ankimohen në Prokurorinë e Apelit.

Një vëmendje të veçantë i është kushtuar të drejtave të palëve të dëmtuar apo viktimës, siç është e drejta për të marrë informata në lidhje me veprën penale, të drejtën për të marrë informata për ofrimin e ndihmës mjekësore, përkrahjes psikologjike, strehimit alternativ dhe çdo dispozite specifike të parashikuar në Projekt Kod, të drejtën për përfaqësim ligjor dhe ndihmë juridike; si dhe drejta për kompensim dhe rimbursim të shpenzimeve të bëra si rezultat i pjesëmarrjes së tij në procedurën penale; të drejtën për të kërkuar mbrojtje, duke përfshirë masat mbrojtëse siç parashikohet në këtë Projekt Kod; e drejta për të hyrë në shërbimet e ndihmës së viktimave, përfshirë Zyrën e Mbrojtjes dhe Ndihmës së Viktimave etj, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM