Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Hapet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar

Kor 15, 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në një ceremoni të veçantë të organizuar në Kino “Liqeni”, në Pejë u hap edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar.

Edhe këtë vit ata kanë kuruar një program të pasur artistik dhe aktivitete të shumta. Deri me datën 19 korrik do të prezantohen më shumë së 200 filma të animuar që trajtojnë tema të rëndësishme sociale dhe kulturore.

Tema e festivalit është “Besëtytnitë” ndërsa këtë edicion me karakter garues organizatorët e kanë ndarë në kategori të ndryshme.

Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, filmbërës e artdashës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM