Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë është pritur në takim nga sekretari i Shtetit të Malit të Zi, Aleksandar Maskovic.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e qeverisjes lokale duke u fokusuar në bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të fondeve IPA II, sukseset, sfidat dhe koordinimi në të ardhmen ne kuadër te IPA III.
Ministri Krasniqi dhe sekretari Maskovic kanë shprehur vullnetin e tyre të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.




