Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Johnson: Bashkëpunim në luftimin e krimit, për të kontribuar në sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal

Kor 22, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion amerikan të prirë nga, Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson.

Më këtë rast ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në luftën e pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e  trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj.

Ndërsa znj. Johnson përgëzoi arritjet e deritanishme si dhe theksoi se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.

Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM