Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 24 qershori deri më 24 korrik, OBSH feston dhe promovon muajin e vetë-kujdesit, i cili përfundon me Ditën Ndërkombëtare të Vet-kujdesit më 24 korrik.
OBSH e përkufizon vetë-kujdesin si aftësi e individëve, familjeve dhe komuniteteve për të promovuar shëndetin, parandaluar sëmundjet, për të ruajtur shëndetin dhe për t’u përballuar me sëmundjet dhe paaftësinë me ose pa mbështetjen e punonjësit shëndetësor.
Vetë-kujdesi është rrugë drejt arritjes së kujdesit shëndetësor universal; ai gjithashtu, luan rol jetik në situatat humanitare dhe në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.