Policia e Kosovës njofton se nga data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS.
Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim. Për çdo informacion shtesë ju lutem të na kontaktoni përmes: zip-mpb@rks-gov.net, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.