Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka thënë se bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë vendim për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar.
Qendra Britanike e Luftës Tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënoficerëve tanë në procesin e zhvillimit të forcave tona tokësore, ka thënë Mehaj në postimin e tij në Facebook.
“Shumë urime e suksese Major Suka dhe mirënjohje e falënderim i thellë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar”.